LajmeMaqedoni

Protestë e të punësuarve në Zyrën e Avokatit të Popullit – të pakënaqur nga pagat dhe statusi të cilin e kanë si nëpunës

Anëtarët e Sindikatës së punonjësve të Drejtorive, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të RM-së (AOGJSH) sot, para Avokatit të Popullit mbajtën protestë të qetë ku e shprehën revoltën e tyre nga statusi i tyre të cilin e kanë si nëpunës administrativ.

Këshilltari shtetëror i Avokatit të popullit dhe kryetar i organizatave sindikaliste pranë AP, Marjan Poljaviq, në një deklaratë për mediat kërkoi pa vonesë të rriten pagat e të punësuarve te Avokati i Popullit, sepse siç tha, të ardhurat e tyre mujore aktualisht mbesin shumë nën pagat e organeve tjera rregullatore të pavarura si dhe të punësuarve në administratë në përgjithësi.

“Njëkohësisht, në kuadër të kërkesës sonë do të dëshiroja t’ju inofmoj se gjatë themelimit të AP-së në vitin 1998, pagat e nëpunësve zyrtarë ishin me koeficientë të barabartë të rangut të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore, që do të thotë se shteti në të kaluarën ka pasur më shumë sens për vlerën e këtij institucioni si mbrojtës i të drejtave të qytetarëve”, porositi Ponjaviq.

Sipas tij, çdo institucion i Avokatit të Popullit duhet të jetë i pavarur dhe tërësisht i ndarë nga institucionet ndaj të cilave ndërmerr veprime për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ndërsa shtoi se në vendin tonë nuk është kështu. Aktualisht nuk mund të tejkalohen disa dobësi, thotë ai, të cilat janë shprehur dhe vënë në dukje në raportet për progresin e shtetit nga Komisioni Evropian.

“Lidhja e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për AP, i cili është në Kuvend, do të zbatonte rekomandimin e Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës të Këshillit të Evropës, i cili rekomandon që autoritetet t’i japin pavarësi financiare Zyrës së AP-së, për shfrytëzimin e mjeteve të saj buxhetore pa kërkuar aprovim apo pëlqim nga Ministria e Financave, dhe në të njëjtën kohë për të përmirësuar gjendjen financiare të punonjësve të AP-së, tha Ponjaviq.

Andaj, ai thotë se duhet një zgjidhje e re ligjore sa më shpejt që të jetë e mundur, me të cilën punëtorët e AP-së nuk do të jenë në mesin e punëtorëve që mbulon Ligji për nëpunësit administrativë, por do të jenë të pavarur. Ai gjithashtu shtoi se nuk do të kërkohet pëlqimi i Ministrisë së Financave për punësim në Zyrën e Avokatit të Popullit dhe për plotësimin e vendeve të lira.

Kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, thotë se shërbimi i Avokatit të Popullit nuk duhet të jetë i lidhur me Ligjin për nëpunësit administrativë, sepse puna e tyre nuk është administrative. Ai thotë se kryejnë detyra në bazë të peticioneve të qytetarëve dhe të punësuarve në sektorin publik dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre, andaj thotë se nuk është logjike që të punësuarit në Zyrën e AP-së të jenë të lidhur me Ligjin për zyrtarët administrativ.

Show More

Related Articles

Back to top button