Një sëmundje infektive e frymëmarrjes te qentë, është përhapur nga New Hampshire deri në Oregon të SHBA-së dhe studiuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë po e shkakton atë.
Departamenti i Bujqësisë në Oregon, e përshkroi atë si sëmundje respiratore infektive atipike e qenit.
Simptomat përfshijnë kollën, teshtitjen, “rrjedhjen” nga sytë ose hunda dhe përgjumje.
Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë raportuar më shumë se 200 raste me simptoma të tilla te qentë në Oregon.
Rastet e tjera janë raportuar në Colorado, Illinois dhe New Hampshire.
Nga erdhi sëmundja?
Dr. David B. Needle, patolog në Laboratorin Diagnostik Veterinar në New Hampshire dhe profesor i asociuar klinik, tha se është pjesë e një ekipi që po përpiqet të identifikojë sëmundjen duke mbledhur mostra nga klinikat veterinare lokale.
Ai shtoi se studiuesit kanë marrë mostra nga Oregon dhe presin të marrin mostra për testim edhe nga shtetet tjera.
Çfarë sugjerohet të bëjnë pronarët e qenve?
Ndërsa lajmet mund të jenë shqetësuese, fillimisht preferohet kujdes.
Shoqata Mjekësore Veterinare në Oregon ka dalë me disa këshilla për pronarët e qenve.
Kjo për faktin se ata duhet të ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të tyre të shëndetshme dhe duhen siguruar që ato të jenë të vaksinuara.
Ndryshe, këshillat përfshijnë reduktimin e kontaktit me qentë e panjohur, reduktimin e kontaktit me qentë e sëmurë, dhe kontaktin e vazhdueshëm me veterinerët për këshilla dhe shqetësime.