LajmeMaqedoni

Stoltenberg arriti në Shkup, pritet nga kryeministri Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me nderimet më të larta para Qeverisë, priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në vizitë zyrtare.

Në pjesën e punës të agjendës është paraparë takim kokë më kokë në mes të kryeministrit Kovaçevski dhe sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg, pas së cilës do të mbahet takim dypalësh ndërmjet dy delegacioneve, ku përveç kryeministrit do të marrë pjesë edhe Qeveria e Maqedonisë, Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Në kuadër të agjendës, pas takimit bilateral do të mbahet edhe konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.

Show More

Related Articles

Back to top button