BotaLajme

Evropa ngre alarmin: Po rriten rastet e trafikimit të fëmijëve në Internet

Grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka konstatuar se trafikimi i fëmijëve në Evropë është rritur pavarësisht masave legjislative dhe politike të marra nga shtete anëtare të Konventës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Sipas raportit pandemia e koronavirusit dhe internet i ka bërë fëmijët më të prekshëm ndaj trafikimit.

Presidentja e Organizatës për Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Evropë, Helga Gayer, thekson se trafikimi i fëmijëve vazhdon të rritet pavarësisht masave legjislative dhe politike të marra nga shtetet anëtare të Konventës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

“Pandemia Covid-19 i ka bërë fëmijët edhe më të prekshëm ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, përfshirë shfrytëzimin në internet. Të gjithë aktorët e përfshirë në aksionin kundër trafikimit duhet të shtojnë përpjekjet për të luftuar trafikimin e fëmijëve dhe të zhvillojnë qasje inovative për mbrojtjen e fëmijëve,” tha presidentja.

Raporti përmban gjetjet dhe rekomandimet kryesore të një studimi, bazuar në informacionin e dhënë nga 40 shtete anëtare të Konventës së Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 12 OJQ dhe dy kompani IT, raporton abcnews.al.

Studimi vlerëson shkallën në të cilën teknologjia ndikon në trafikimin e qenieve njerëzore, sfidat operative dhe ligjore në zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore në internet dhe përmban një sërë rekomandimesh.

Studimi gjithashtu eksploron strategjitë, mjetet dhe praktikat e mira të miratuara nga shtetet palë për të adresuar sfida të tilla.

Studimi rekomandon forcimin e mekanizmave të raportimit konfidencial në internet dhe bashkëpunimin me kompanitë private për të krijuar mekanizma për të parandaluar aktivitete dhe reklama të dyshimta.

Vendet duhet gjithashtu të zhvillojnë procedurat e shkëmbimit të të dhënave dhe protokollet e bashkëpunimit me kompanitë që kanë të dhëna përkatëse./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button