BotaLajme

Asnjë peng s’do të lirohet para të premtes, thotë Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit

Asnjë peng nuk do të lirohet para të premtes, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Fillimi i një armëpushimi të përkohshëm të rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit gjithashtu shtyhet deri të premten, tha një zyrtar izraelit për CNN.

“Bisedimet për lirimin e pengjeve tanë janë duke avancuar dhe janë duke vazhduar,” tha këshilli në një deklaratë.

“Fillimi i procesit të lirimit do të bëhet sipas marrëveshjes origjinale midis të dyja palëve, dhe jo përpara të premtes.”

Më parë, pritej që lirimet e para të bëheshin që të enjten. Nuk u dha asnjë arsye për vonesën e dukshme.

Kabineti i Izraelit miratoi një marrëveshje herët të mërkurën për lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi katërditor në Gaza.

Show More

Related Articles

Back to top button