LajmeSport

Mësohen futbollistët dhe klubet më të padisiplinuar në Premier Ligë

Pas 12 javëve të para të kampionatit, janë ndëshkuar me karton të verdhë për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarëve plot 61 futbollistë të ndryshëm.

Në këtë klasifikim, vendin e parë e mban klubi i Fulhamit, lojtarët e të cilëve kanë marrë 11 kartonë të verdhë për protesta. Njukasëlli dhe Totenhemi renditen së bashku në vendin e dytë, me tetë kartonë, ndërsa më pas vijojnë Uest Hemi dhe Uolvesi me nga shtatë. Ndërkohë që Evertoni dhe Mançester Siti janë dy skuadrat më të disiplinuara në këtë drejtim, me vetëm një lojtar që është paralajmëruar për kontestimin e vendimeve të trupës gjykuese.

Në frontin e trajnerëve rebelë, tekniku i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, është shkelësi më i keq i disiplinës bashkë me kolegun e Fulhamit, Marko Silva, me nga tre kartonë secili. Trajneri holandez nuk do të jetë i pranishëm në fushë kur Junajtidi të përballet me Evertonin në fundjavë.

Pesë trajnerëve të tjerë, përfshirë Pep Guardiolën, Mikel Artetën e Arsenalit dhe Mauricio Poçetinon e Çellsit, u janë treguar të gjithëve nga dy kartonë. Ndërsa Jyrgen Klop (Liverpul) dhe Ange Postekoglu (Totenhem) kanë marrë të dy një paralajmërim për sfidimin e arbitrave.

Piter Benks është arbitri që e ka nxjerrë më shpesh kartonin e verdhë për protesta, me 16 paralajmërime, dyfishi i numrit të kartonëve që ka nxjerrë arbitri i dytë në listë, Rob Xhons (8).

Show More

Related Articles

Back to top button