BotaLajme

Armëpushimi në Gazë nis nesër në 7 të mëngjesit, disa orë më vonë fillon lirimi i pengjeve

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, ka njoftuar ministria e jashtme e Katarit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Doha, një zëdhënës i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohet në orën 16:00 me kohën lokale atje, transmeton Zeri.info.

Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe familjeve do t’u jepet përparësi.

Pengjët e tjerë do të lirohen “çdo ditë brenda një periudhe të caktuar kohore” gjatë armëpushimit, shpjegoi ai.

Palestinezët pritet të lirohen nga burgjet izraelite si rezultat i lirimit të pengjeve, shtoi ai.

“Fillimi i pauzës do të jetë në orën 7 të mëngjesit të së premtes, 24 nëntor, dhe do të zgjasë siç është rënë dakord për katër ditë”, tha ai.

“Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të jetë rreth orës 16:00 të së njëjtës ditë. Ata do të jenë 13 në numër, të gjithë gra dhe fëmijë, dhe pengjet e të njëjtave familje do të bashkohen në të njëjtën grup”, tha ai.

Ai tha se takimet mes të dyja palëve shkuan “shumë mirë” dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Show More

Related Articles

Back to top button