LajmeSport

Milani grumbullon talentin 15-vjeçar për duelin ndaj Fiorentinës

Talenti Françesko Kamarda është gati për të debutuar në një ndeshje zyrtare në futbollit profesionist, ndonëse është vetëm 15 vjeç e 259 ditë. Mediat italiane raportojnë se Kamarda vazhdon të stërvitet në Milanello me ekipin e parë. Mundësia që Pioli ta thërrasë për Milan-Fiorentina është gjithnjë e më konkrete.

Me dëmtimet e Okaforit dhe Leaos (të cilëve u duhet shtuar skualifikimi i Zhiru), Pioli do të ketë vetëm një sulmues qendre për sfidën e radheë, Luka Joviç, kësisoj tekniku kuqezi ka hedhur sytë nga ekipi i moshave.

Kamarda vetëm 15 vjeç e 8 muaj, por tashmë vendimtar dhe me lëvizjet e një sulmuesi të përkryer. Edhe pse ende nuk ka firmosur një kontratë profesioniste duket se FIGC, ka realizuar federimin e tij.

Nëse do të luajë në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën, Kamarda do të bëhej lojtari më i ri që ka debutuar deri më tani në Serie A, vetëm 15 vjeç e 259 ditë, duke kaluar qendërmbrojtësin e Bolonjës, Visdom Amei, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.

Show More

Related Articles

Back to top button