Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut u kthyen kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe i shitën ato.
Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura, përcjell INA.
Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave.
Policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po bënte këto veprime të paligjshme dhe false, dhe se deri para kapjes së tyre ishin kryer veprime të tilla false tek tetë makina të përdorura.
Siç raporton heute.at, partnerët e martuar i rikthyen kilometrazhin e një Audi me 200 mijë kilometra. Të dy tregtonin kryesisht automjetet e markave Audi dhe Skoda. Sipas policisë, manipulimi më i vogël i regjistruar i kilometrazhit ishte 60,000 kilometra. (INA)