LajmeMaqedoni

BERZH: 9 milionë euro për sipërmarrësit e rinj në Maqedoninë e Veriut

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se do të miratojë një kredi prej 9 milionë euro për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj, për hapjen e biznesit të ri dhe për promovimin e kreditimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut.

Mjetet do të ofrohen përmes Bankës ProKredit. Dy milionë euro janë hua nga programi i BERZH-it Youth in Business (YIB) dhe janë të dedikuara për mbështetjen e ndërmarrjeve lokale mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi ose të menaxhuara nga sipërmarrës nën moshën 35 vjeç.

Programi YiB mbështetet nga qeveritë e Suedisë, Italisë dhe Luksemburgut, dhe ka për qëllim sipërmarrësit e rinj novatorë që kanë akses të kufizuar në shërbimet financiare dhe këshillimore.

Shtatë milionë euro janë hua nga Fondi i Gjelbër Financiar (FGJF) të BERZH-it dhe do të shfrytëzohen për kreditim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Bizneset vendore të cilat i plotësojnë kushtet do të marrin edhe grante për mbështetje të investimeve të tyre në burimet e rinovueshme të energjisë dhe teknologjitë me efikasitet të energjisë.

FGJF-ja është një pilot nismë e përbashkët e BERZH-it, UNDP-së dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Siguron qasje në financa të pranueshme të gjelbra për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe tregjet, por nuk ka mbështetur individët dhe familjet për të investuar në burimet e rinovueshme të energjisë dhe masa efikase të energjisë, duke kontribuar në uljen e emetimeve të gazrave të qelqta dhe ndotjes së ajrit.

BERZH-i nga viti 1993 ka investuar më shumë se 2,6 miliard euro në 180 projekte në Maqedoninë e Veriut, prej të cilave pothuajse gjysma janë në sektorin privat. Prioritet i Bankës për vendin është mbështetja e konkurrencës, tranzicionit të gjelbër dhe integrimin e mëtejshëm të tregjeve rajonale dhe globale.

Show More

Related Articles

Back to top button