LajmeMaqedoni

Hasani: Mblidhet këshilli drejtues i FSPI të Maqedonisë së Veriut, miratohen raportet

Drtejtori i Fondit Sigurimit Pensional në Maqedoninë e Veriut, Arsim Hasani ka njoftuar se sot është mbledhur këshilli drejtues i Fondit të SPIMV-së ku janë miratuar disa raporte dhe vendime të mara, shkruan Top24

Më 23 nëntor të këtij viti, u mbajt Seanca e nëntëdhjetë e dytë e Këshillit drejtues të Fondit të SPIMV-së.

Në seancën, anëtarët e KD-së miratuan Vendimin mbi emërimin e Komisioneve për regjistrimin e pronës së Fondit të SPIMV-së dhe shtëpive të jetesës si objekte të veçanta ndërtimi dhe klubet për pushim dhe rekreacion të shfrytëzuesve të pensionit me të cilat menaxhon Fondi, me gjendje më 31 dhjetor të vitit 2023.

Gjithashtu, Këshilli drejtues i Fondit miratoi Informacionin mbi rezultatet nga realizimi i aktiviteteve në pjesën e regjistrimit të të dhënave, sipas të cilit, deri në nëntor të këtij viti, në evidencën elektronike të Fondit janë regjistruar dhe gjeneruar gjithsej 254.913 fletëparaqitje mbi stazhin e sigurimit dhe pagave.

Këshilli drejtues i Fondit në seancë miratoi dhe Informacionin mbi numrin e shfrytëzuesve të pensionit që ishin anëtarë në shtyllën e dytë pensionale. Sipas evidencës që udhëheq Fondi për shfrytëzuesit e pensionit, në tetor të vitit 2023, janë regjistruar gjithsej 85 shfrytëzues të pensionit të pleqërisë të cilët më parë kanë qenë anëtarë në shtyllën e dytë pensionale, ku për 41 shfrytëzues është paguar shuma më e ulët e pensionit, ndërsa për 44 shfrytëzues të tjerë ende paguhet shuma ligjore e pensionit në pajtim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

Show More

Related Articles

Back to top button