Punonjësit e organeve të gjyqësisë dhe prokurorisë publike, Fondit të Shëndetësisë, si dhe nga Zyra e Avokatit të Popullit, në organizim të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), sot kanë protestuar para Kuvendi, nga ku thirrën deputetët e të gjitha partive politike, të cilat tashmë kanë propozim për buxhetin e vitit të ardhshëm, t’i mbështesin në kërkesat e tyre për rritje pagash.
Protesta, e cila u përkrah nga disa zyrtarë administrativë dhe disa sindikata, para Kuvendit, siç ishte paralajmëruar, do të vazhdojë para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojë para Qeverisë.
Mbështetje për protestën dhanë disa zyrtarë administrativë nga disa sindikata, me pankarta për kërkesa për paga dinjitoze protestuan punonjësit e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Avokati i Popullit, nëpunës të gjykatës dhe prokurorisë publike, si dhe nga sindikatat e tjera nga administrata publike.
Të punësuarit nga shërbimi gjyqësor dhe i prokurorisë publike që nga 27 shtatori janë në grevë, duke kërkuar pagesën e shtesave të pagave dhe rritjen e pagave prej 78 për qind, shuma me të cilën u rritën pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve.