Të punësuarit në administratën e gjykatave dhe prokurorisë, ata të Fondit për Shëndetësi dhe të punësuarit në Zyrën e Avokatit të Popullit sot kanë vazhduar protestën për rritje të pagave. Kreu i AOGJSH-së, Tërpe Deanovski tha se bisedimet me ekzekutivin janë ndërprerë, për shkak të, siç tha ai, “arrogancës së zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi.”
“Para disa ditësh, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi e dha ndoshta deklaratën më turpëruese për media në historinë e Maqedonisë. Në deklaratë Fatmir Bytyqi i akuzoi të punësuarit se ata janë fajtorë për lëndët e papërfunduara në gjykata dhe prokurori dhe për gjendjen në shëndetësi. Për shkak se vlera e re e pagës mesatare për muajin shtator është 37.876 denarë, i bëj thirrje Fatmir Bytyqit që të vijë këtu dhe të pyes se kush nga këta të punësuar ka pagë prej 37.876 denarëve”, tha Tërpe Deanovski, kryetar i AOGJSH-së.