LajmeMaqedoni

Kasami: Projekti për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës duhet të përfundojë brenda 36 muajsh

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka dhënë detaje për hapjen e tenderit për rikonstruimin e stadiumit të qytetit, i cili tha se do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor dhe është paraprë të përfundojë brenda 36 muajsh.

“Komuna e Tetovës përmes Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” ka shpallur tenderin më të rëndësishëm deri më tani për Tetovën e që ka të bëjë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive, duke filluar me stadiumin kryesor të qytetit.

Lënda e kontratës së prokurimit publik ka një vlerë të parashikuar prej 600.000.000 denarë pa TVSH, ose rreth 10 milionë euro. Ky projekt është shembulli konkret i përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për rekreacionin e qytetarëve tanë”, tha Kasami.

Show More

Related Articles

Back to top button