LajmeMaqedoni

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 litra/m2). Në viset malore reshjet do të jenë me dëborë. Gjatë ditës temperaturat do të ulen dukshëm dhe reshjet e shiut do të kalojnë në të dëborës edhe në viset më të ulëta.

Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar (mbi 70 km/h) nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.

Në Gostivar dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, pasdite me reshje shiu, të cilat kah fundi i ditës dhe në mbrëmje do të kalojnë në reshje dëbore, dhe pritet që të formohet një shtresë e vogël e dëborës, posaçërisht në viset më të larta të luginës. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 6 gradë Celsiusë.

Show More

Related Articles

Back to top button