Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, sot nga ora 9:00 deri në ora 12:00, përmes ankandit publik elektronik e realizon shitjen e pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijallkovit.
Rezultati i shitjes do të prezantohet në një konferencë për media (13:00) nga drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.
Ndryshe në qershor të vitit të kaluar, prokuroria publikoi listën e të gjithë pasurisë që duhej të konfiskohej si pronë e Mijallkovit në marrëveshjen për pranimin e fajësisë në të cilën ai e pranoi dhe mori tre vjet burg për rastin “Perandoria”, ku akuzohej për pastrim parash.