LSDM-ja pretendon se në sipërfaqe po del një koalicion, sic e quajnë, anti-evropian midis VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”.
Sipas tyre, sic njofton KlanM, kjo konfirmohet me deklaratat e liderëve të këtyre partive, Mickoskit dhe Apasievit.
Sipas LSDM-së, konfirmohet se në zgjedhjet e ardhshme parlamenare do të ketë dy blloqe politike.
“Blloku i parë pro-evropian që udhëhiqet nga LSDM-ja, që lufton për të ardhme evropiane, paga dhe pensione më të larta, standard më të mirë jetësor dhe vlera evropiane. Blloku tjetër anti-evropian DPMNE – LEVICA, I cili është për izolim, stagnim ekonomik dhe largim nga BE-ja dhe bota demokratike”, tha Bogdanka Kuzeska.
Reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, siç njofton KlanM, gjëja e vetme që funksionon është koalicioni Levica – LSDM – BDI dhe se nuk kanë për qëllim ta prishin këtë koalicion.
“S`ka nevojë për panik, VMRO-DPMNE nuk do të merr askend nga koalicioni i tyre, shihet se punojnë bashkë edhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit edhe në Kuvend. Aq janë të vetëdijshëm se do të mposhten, me çdo çmim përpiqen të heqin madje edhe një votë nga VMRO-DPMNE-ja duke prezantuar opozitën e opozitës”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, gjatë një interviste për TV 24, Zv/Kryeministri i Parë, duke komentuar rrethanat e funksionimit të qeverisë aktuale përmendi sfidat me të cilët janë përballur, duke rikujtuar krizën shëndetësore, dorëheqjen e Zaevit, lufta në Ukrainë, krizën energjetike e të ngjashme. Grubi, sic njofton KlanM, ka komentuar edhe deklaratat që janë shfaqur në opinion se shqiptarët sundojnë me Maqedoninë.
“Asnjëherë nuk kam thënë se Shqipëtarët sundojnë me shtetin por se edhe Shqiptarët sundojnë me vendin. Cështjet që i ngritëm në fushatën parazgjedhore tashmë janë realizuar, kurse sot cdo gjë nxjerret nga konteksti. As Shqiptarët e as Maqedonasit nuk mund të sundojnë të vetëm”, tha Artan Grubi.
Zv/Kryeministri Grubi, sic njofton KlanM, ka deklaruar se do të heqin dorë nga Kryeministri Shqiptar, nga Qeveria Teknike dhe do ta dalin nga Qeveria, nëse VMRO-DPMNE pajtohet t`i votojë ndryshimet kushtetuese dhe ta zhbllokjë rrugën drejt BE-së./KlanMacedonia