LajmeSport

Pogba takohet sot me klubin e madh evropian

“Nuk po flas për merkaton deri në fund të sezonit”, tha dje Allegri, por në fakt merkato e verës së Juventusit fillon sot me ardhjen në Continassa të rrethit të lojtarit francez, të drejtuar nga Rafaela Pimenta, agjenti që kujdeset për interesat e Pogba që pas vdekjes së Raiolës, me të cilin nisi një takim në orët e hershme të ditës së sotme për të kuptuar nëse është vërtet e mundur të hyhet në një negociatë mes klubit torinez dhe francezit, e cila është drejt përfundimit me Manchester United.

Prandaj takimi do t’i shërbejë drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” për të kuptuar kufijtë e një negocimi të mundshëm. Nëse nga njëra anë ka vullnetin e francezit për t’u rikthyer në Torino, nga ana tjetër ka një propozim ekonomik më të ulët në krahasim me ato të PSG-së, e cila është shumë e interesuar për blerjen e tij dhe sot konsiderohet ende në avantazh.

Manchester United shpresojnë ende për një rinovim por i cili nuk do të vijë. Prandaj, Juventus fokusohet te faktori “sentimental”, ideja do të ishte të vendosnin 7.5/8 milionë euro në sezon plus bonuse për të arritur shifra të dyfishuara, duke përfituar edhe nga lehtësimet tatimore të Dekretit të Rritjes.

Padyshim që vendimi do të jetë në dorë të francezit, i cli fiton 15 milionë te United dhe prandaj duhet të bëjë një përpjekje të rëndësishme nga ky këndvështrim.

Pas avantazheve të Dekretit të rritjes qëndrojnë shpresat e Juventusit, e cila në thelb do t’i jepte Pogbas të njëjtën pagë që do t’i kishte rezervuar Dybalas para ndarjes dhe ndoshta edhe atë fanellë me numrin 10.

Për të rikthyer Pogba në Torino, Juve është serioz, strategjitë e ardhshme të merkatos nga puna e palëve të drejtuesve./ h.ll/albeu.com

Show More

Related Articles

Back to top button