LajmeMaqedoni

Kovaçevski edhe dy muaj kryeministër, qeveria teknike duhet të zgjidhet më 28 janar

Nëse partitë dakordohen që më 8 maj të mbahen zgjedhjet e dyfishta, atëherë afatet parashohin që Dimitar Kovaçevski ka edhe dy muaj deri në fund të mandatit të tij si kryeministër. Ai dorëheqjen e tij duhet ta parashtrojë më 26 janar që të formohet Qeveria teknike. Kryeparlamentari në brifingun e sotëm me gazetarët informoi se sipas këtyre afateve parashihet që zgjedhjet të shpallen më 28 shkurt.

“Nëse supozohet se 8 maji do të ishte i pranueshëm për të gjithë, që të mbahen së bashku, zgjedhjet e rregullta, parlamentare dhe presidenciale, atëherë afatet janë në suaza të minimum 70 ditëve dhe maksimum 90 ditëve nga shpallja e zgjedhjeve për mbajtjen e tyre, në atë rast zgjedhjet do të duhet të shpallen mes datave 27 dhe 28 shkurt”, theksoi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Xhaferi theksoi se partitë politike së bashku duhet ta caktojnë ditën e zgjedhjeve. Ai paraprakisht dha afat që në fillim të dhjetorit të takohen në Kuvend që të arrihet marrëveshje formale që më 8 maj të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Është e sigurt se ky takim mund të ndodh pas 10 dhjetorit.

“Nëse zgjedhjet mbahen së bashku më 8 maj, ndërsa si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, Qeveria teknike duhet të zgjidhet deri në fund të janarit. D.m.th. 27-28 janar të zgjidhet Qeveria teknike. Ato janë afatet sa i përket asaj nëse zgjedhjet nëse 8 maji është datë konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Në suaza të përgatitjes së procesit zgjedhor, duhet të zgjidhet edhe një anëtar i ri i Komisionit shtetërorë zgjedhor, që duhet të jenë nga radhët e opozitës. Xhaferi thotë se për këtë vend ka 4 kandidatë por se komisioni parlamentarë për zgjedhje dhe emërime duhet të vendos për kandidatin pas çka do të duhet të shkohet në seancë parlamentare ku kandidati duhet të zgjidhet. Përveç kësaj hapet edhe mundësia e re për tu zbrazur edhe një vend pasi që Boris Kondarko i cili është anëtar i KSHZ-së u kandidua për përbërjen e re të Antikorrupsionit.

Show More

Related Articles

Back to top button