Fitorja 3-0 ndaj Kadizit në kampionat i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Karlo Ançelotti, që ka humbur dy lojtarë të tjerë për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Brahim Diaz dhe Luka Modriç.
I pari u dëmtua në nxehmjen para ndeshjes, ndërsa kroati u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 70-të. Diaz pati një problem fizik dhe prania e tij në fushë ndaj Napoli në Ligën e Kampionëve është në dyshim. Po ashtu edhe Modriç.
Lista e lojtarëve të dëmtuar të Real Madrid është e gjatë: Vinicius Jr, Guler, Militao, Kepa, Kurtua, Kamavinga dhe Tçouameni. :
“Modriçi luajti mjaft mirë, në një pozicion që nuk është i tij. Dëmtimi do të vlerësohet ditët në vijim,” tha mes tjerash Ançeloti.
“Për fat e kishim në dizpozicion Rodrigon dhe bëri diferencën në fushë. Pas golave të rij ndeshja u duk e lehtë, por duhet punuar shumë që të marrë atë rrjedhë,” tha trajneri italian.