LajmeRajon

Zgjedhjet në Serbi do të vëzhgohen edhe nga Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian (PE) do të dërgojë një delegacion për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi në muajin dhjetor, transmeton qendra hulumtuese dhe botuese “Demostat” në Beograd, ndërsa është pothuajse e sigurt se në mesin e vëzhguesve evropianë do të jetë edhe eurodeputeti slloven, Klemen Groshejl, por edhe zyrtarë të tjerë.

Vendimi për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetor është marrë pas një letre të kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, i cili ka kërkuar nga PE-ja emërimin e një misioni vëzhgues ditën e zgjedhjeve. Demostat shkruan se përveç Misionit për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) pritet të jenë edhe vëzhgues nga PE-ja.

Zgjedhjet në Serbi do të monitorohen nga 30 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurër, ka njoftuar javën e kaluar kreu i Zyrës së OSBE-së për të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Albert Johnson, përfshirë procesin e votimit, qendrat e votimit dhe numërimin e votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve në Serbi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar përpjekjet e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritën e tensioneve pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button