BotaLajme

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Bisedimet mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, ka rezultuar me arritje të marrëveshjes lidhur me eksportimin e grurit.

Miliona tonelata të grurit ukrainas po qëndrojnë nëpër depot e portit të Detit të Zi, si pasojë e bllokadës ruse, transmeton Telegrafi.

Ministri turk i Mbrojtjes tha të mërkurën se bisedimet kanë rezultuar me një marrëveshje të arritur, për të formuar një qendër koordinuese me qëllim që të ofrohen korridoret e sigurta për transportim.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme kur të gjitha palët sërish do të takohen.

Ai theksoi se të gjitha palët janë pajtuar për një kontroll të përbashkët të drithërave nëpër porte.

Ndryshe Ukraina prej fillimit ka akuzuar Rusinë, se po bllokon portet duke pamundësuar eksportimin e grurit.

Gjithashtu e akuzon Moskën se po e vjedh grurin e Ukrainës, dhe se po e dërgon në pjesë të ndryshme të Rusisë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button