LajmeMaqedoni

Institucionet shëndetësore në Maqedoni do të punojnë pa ndërprerje gjatë takimit ministror të OSBE-së

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se vendimi që 29 dhe 30 nëntori të jenë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në Shkup për shkak të mbajtjes së takimit të 30-të ministror të OSBE-së, nuk vlen për të punësuarit në institucionet shëndetësore.

Nga MSH thonë se kujdesi shëndetësor do të ofrohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë për të gjithë pacientët si më parë, dhe nuk do të ndikojë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për popullatën.

“Për shkak të mbajtjes së këtij takimi të rëndësishëm ministror, nga institucionet mjekësore kërkohet që të kenë ekipe mjekësore në gatishmëri dhe personel tjetër mjekësor me hapësirat dhe pajisjet e nevojshme për dhënien e ndihmës mjekësore, pra të jenë në gjendje gatishmërie me kapacitetet e tyre”.

“Subjektet juridike me veprimtari shëndetësore të vendosura në Shkup janë të detyruar të kryejnë masën e ndihmës së parë në përputhje me procedurat standarde operative të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, thonë nga MSH.

Gjithashtu thonë se takimi i tridhjetë ministror i OSBE-së do të mbulohet 24 orë në ditë nga prania e ekipeve të ndihmës mjekësore emergjente./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button