BotaLajme

Një avion ushtarak amerikan me tetë vetë në bord rrëzohet në Japoni

Një avion ushtarak amerikan V-22 Osprey u rrëzua pranë një ishulli në Japoninë perëndimore të mërkurën me tetë persona në bord, tha roja bregdetare e Japonisë.

Një zëdhënës i rojes bregdetare tha se ishin dërguar varka patrullimi dhe avionë në vendin e ishullit Yakushima të Japonisë, por nuk ka ende detaje për aksidentin, duke përfshirë dhe statusin e atyre në bord, nëse janë gjallë apo jo.

Përplasja ndodhi rreth orës 2:47 pasdite me orën lokale (0547 GMT) pranë aeroportit të ishullit, dhe dëshmitarët thonë që motori i majtë i avionit dukej se ishte në flakë ndërsa po zbriste, raportojnë mediat japoneze, duke cituar autoritetet lokale.

Avioni u zhduk nga radarët në orën 14:40 me orën lokale, tha shefi i kabinetit të Japonisë, Hirokazu Matsuno.
Në gusht, një tjetër avion amerikan Osprey u rrëzua në brigjet e Australisë veriore ndërsa transportonte trupa gjatë një stërvitje rutinë ushtarake, duke mbetur të vdekur tre marinsa amerikanë.

Një tjetër përplasje ndodhi në oqean pranë ishullit jugor të Okinaëas të Japonisë në dhjetor 2016.
Avioni me rrotullim të pjerrët, i cili mund të fluturojë si një helikopter ashtu edhe si avion me krahë fikse, operohet nga marinsat amerikanë, marina amerikane dhe forcat e vetëmbrojtjes japoneze.

Vendosja e Osprey në Japoni ka qenë e diskutueshme, me kritikët që thonë se avioni hibrid është i prirur për aksidente. Ushtria amerikane dhe Japonia thonë se është i sigurt.

Show More

Related Articles

Back to top button