LajmeSport

Haland s’ka të ndalur, vendos tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Me golin e realizuar ndaj Lajpcigut, në fitoren 3-2 të Man. Sitit ndaj ekipit gjerman, sulmuesi norvegjez Erling Haaland jo vetëm rihapi ndeshjen, por edhe shkroi një tjetër faqe të rëndësishme të karrierës së tij dhe të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Man. Sitit është futbollisti më i ri në histori (23 vjec e 130 ditë) që arrin të realizojë 40 gola në garën elitar të futbollit evropian. Jo vetëm kaq, por është edhe lojtari i parë që arrin të realizojë 40 gola duke luajtur vetëm 35 ndeshje.

Për krahasim, në vendin e dytë të kësaj renditje ndodhet Rud Van Nistellroj, që arriti të realizojë 40 gola në Ligën e Kampionëve, me 45 ndeshje të luajtura. Në vendin e tretë është Kilian Mbape, me 40 gola në 59 ndeshje.

Pas francezit vijnë Lionel Mesi dhe Robert Levandoëski, që kanë realizuar 40 gola në Ligën e Kampionëve, në 61 ndeshje të luajtura.

Show More

Related Articles

Back to top button