Sport

Presidenti i Milanit konfirmon përforcime të reja në janar

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni ka insistuar se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është ‘objektivi minimal’ për çdo sezon për “Rossonerët”, teksa ka komentuar edhe mbi një rikthim të mundshëm të Ibrahimovic dhe përforcimet e janarit.

“Milani duhe të jetë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë minimal për çdo sezon. Ndihem në ankth kur luajmë këto ndeshje. Në fakt, çdo ndeshje në të vërtetë, por në këto edhe më shumë”.

Milani është duke u ballafaquar me një sërë lëndimesh me emra si Rafael Leao, Pierre Kalulu, Simon Kjaer dhe Noah Okafor që po mungojnë, andaj përforcimet janë të mundshme gjatë janarit.

“Nuk mund të them diçka specifike, por e di që Furlani është fokusuar për afatin kalimtar të janarit. Qëndrueshmëria financiare që kemi na lejon neve që të shikojmë disa opsione”, është shprehur Skaroni pwr mediat italiane.

Show More

Related Articles

Back to top button