LajmeMaqedoni

Maksim Dimitrievski paraqet kallëzim penal kundër kompleksit të UÇK-së në Sopot, shqiptarët të heshtur!

Maksim Dimitrievski edhe njëherë shpërfaq kujdesin e tij të veçantë për të paditur e shkelur shqiptarët. Kësaj herë në formë institucionale e jo paushallë siç e ka për traditë. Komuna e Kumanovës në krye me Maksim Dimitrievskin ka parashtruar kallëzim penal kundër një grupi të organizuar NN të personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërive”, për vendin ku është ndërtuar kompleksi memorial i UÇK-së në Sopot. Për keqardhje është heshtja e partnerëve shqiptarë nga ASH dhe Alternativa që janë në koalicion me Maksim Dimitrievskin, pra ky zotëria me shqiptarët e mban pushtetin lokal por nuk i bëhet vonë të zhvillojë veprimtari anti-shqiptare. Ndërkaq, mjeruese është heshtja e krerëve të BDI-së të cilët ishin grumbulluar në Sopot e as moti i keq nuk i pengoi të përurojnë një lapidar të vendosur në fshatin Sopot e mysafirë nderi kishin kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Lapidari apo pllaka prej mermerit u largua askush as edhe një fjalë të vetme nuk e tha. Pra, e gjithë ajo betejë kishte qenë vetëm sipërfaqësore e për të shkrepur fotografi, shkruan Zhurnal.

Maksim Dimitrievski shpërfaq edhe njëherë anti-shqiptarizmin e tij – 

Komuna e Kumanovës në krye me Maksim Dimitrievskin ka parashtruar kallëzim penal kundër një grupi të organizuar NN të personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “uzurpim të patundshmërive”, për vendin ku është ndërtuar kompleksi memorial i UÇK-së në Sopot.

Në njoftimin e komunës thuhet se grupi i organizuar i personave NN në një periudhë të gjatë kohore, përfshirë datën 06.11.2023, krimet e përmendura i kanë kryer duke uzurpuar dhe ndërtuar një parcelë ndërtimore, tokë bujqësore shtetërore KP nr.963 KO Sopot. , të regjistruar në Listën Pasurore nr. 117 dhe në të njëjtin vend, krahas uzurpimit, ndërtuan një objekt me funksion Muze – Qendër Memoriale.

“Kallëzimi penal së bashku me të gjitha pretendimet dhe provat që ka Komuna i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë dhe MPB-së-SPB Kumanovë, për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Harta e “Shqipërisë së Madhe” në Sopot ende pa u vendosur mirë u largua –

Me moton “Ata janë të gjallë” në kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtuan viktimat e masakrës së Sopotit nga 4 Nëntorin e vitit 1944. Në këtë ngjarje ishte lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me disa bashkëpartiak.  Ai gjatë fjalimi të tij tha se gjaku nuk bëhet ujë dhe se ata nuk e harrojmë të kaluarën dhe nuk harrojnë amanetin e të parëve.

“Me ngritjen e këtij monumenti bëhet për të përkujtuar të rënët, të gjithë ata të cilët menduan që bashkë në dheun që u hodhën siprit do të harrohet gjithçka. Por gjaku nuk bëhet ujë dhe gjithçka që mund të fshihet e të lahet, vetëm gjaku nuk lahet dhe nuk harrohet. Sipëri janë martirët, më poshtë ndërtohet muzeu dhe çdo gur që shohim këtu flet për një histori. Prandaj, këta gurë flasin mbi këtë kodër se  ne nuk e harrojmë të kaluarën, nuk harrojmë amanetin e të parëve, prandaj ne do punojmë dhe luftojmë që t’i nderojmë”, tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Kjo ngjarje nuk kaloi pa u komentuar nga kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoksi. Ai tha se çdoherë kur BDI kapet në vjedhje ata menjëherë i kthejnë temat nacionaliste.

“Çdoherë kur BDI kapet në vjedhje ata menjëherë i kthejnë temat nacionaliste dhe shoviniste. BDI tashmë është në fushatë dhe periudha që vijon provokime të tilla do të ketë. Sa më të mëdha janë ato provokime nacionaliste  të jeni të sigurt se përsëri ndonjë tender po zgjidhet na 4 sy dhe përsëri qytetarët e Maqedonisë po vidhen. Të ju kujtojë në premtimin e Ali Ahmetit për gurrëthemelin e fabrikës në Tetovë për vetura elektrike, përveç gropës aty nuk është bërë asgjë.  Shqiptarët çdo ditë e braktisin Maqedoninë për shkak politikave të këqija të BDI-së dhe LSDM-së”, pohoi Hristijan Mickoksi, kryetar i VMRO DPMNE.

Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se kompleksi është bërë në pronë private dhe se qytetarët kanë reaguar me të drejtë. Sipas tij, një lëvizje e tillë është 145 vjet me vonesë. Por, që kreu i BDI-së thotë që nuk duhet të harrohet e kaluara pasi gjaku nuk bëhet ujë.

Ajo që është e çuditshme është raportimi i televizionit maqedonas Sitel drejtpërdrejt nga fshati Sopot, përballë objektit, theksuan që ka mbetur vetëm guri mbi të cilin ishte ngjitur pllaka e mermerit me hartën e diskutueshme. Me shumë gjasë, pllaka është larguar nga vetë ata persona që e kanë vendosur-por me siguri me urdhër nga lart, thuhet në raportimin e televizionit Sitel.

Heqja e lapidarit ndodhi para se të thahej mirë vendi ku ishte vendosur, për vendosjen e këtij lapidari ishin grumbulluar një turmë burrash për të pirë e festuar për këtë arritje e me mysafirë nderi kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, e shumë politikanë tjerë nga kjo parti. Ndërkaq, heqja e lapidarit i zuri në gjumë të pranishmit që ngren dolli, dhe asnjëri as edhe një fjalë të vetme nuk e thanë mbi këtë akt. Në fakt, nëse heshtja e tyre ka të bëjë me një gjë që nuk është e ligjshme si e lejuan atëherë këtë, a është kjo pasqyrë e qartë që gjithçka bëhet për fushatë boshe për të shkrep disa fotografi dhe pas eventit edhe nëse ndezët e shuhet askujt nuk i intereson asgjë.

Kujtojmë që më 4 nëntor të këtij viti  në fshatin Sopot të Kumanovës u hap muzeu në kuadër të kompleksit memorial kushtuar viktimave të sulmit në Sopot më 4 nëntor 1944. Por, që pas gjithë asaj feste dhe krekosje e vendosjes së një lapidari mbetën vetëm fotografitë pasi në vendin e ngjarjes ka mbetur vetëm guri ku ka qenë i vendosur lapidari. Ndryshe, ajo festë e BDI-së në Sopot shoqërohet edhe me kallëzim penal nga Komuna e Kumanovës e udhëhequr nga antishqiptari, Maksim Dimitrievski. 

Show More

Related Articles

Back to top button