LajmeMaqedoni

Kasami: BDI e tradhtoi Kosovën, po afrohet me Rusinë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbrëmë nga Tetova në ngjarjen e nënshkrimit të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të BDI-së dhe pushtetit. Sipas Kasamit, BDI e ka tradhëtuar Kosovën dhe Ukrainën, ndërsa ja hapi qiellin Rusisë për të ardhur Lavrovi në Shkup.

“Sot jemi bashkë, sepse të gjithë jemi të shqetësuar nga prolongimi i procesit eurointegrues. Pushteti aktual, Bashkimin Europian e përdor vetëm kur duhet të shpëtojë dhe të mbulojë krimin dhe korrupsionin, por në praktikë, afrohet çdo ditë e më tepër me Rusinë. Këtë e dëshmojnë veprimet e fundit të krerëve të BDI-së të cilët, tradhëtuan Kosovën, mashtrruan Ukrainën dhe ia hapën qiellin Rusisë dhe ministrit të jashtëm të saj, që të vijnë në Shkup. E gjithë kjo ndodh kur Rusia çdo ditë e më tepër rrit agresionin në Ukrainë, a përmes Serbisë kërcënon Kosovën dhe cënon paqen në Ballkanin Perendimor”, ka thënë Kasami.

Show More

Related Articles

Back to top button