Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të Mbrojtjes, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Në fund të seancës së sotme Trupi Gjykues lëshoi disa urdhra gojorë përfshirë atë lidhur me mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes.
Trupi Gjykues caktoi 15 janarin 2024 si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes.
Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 9 janar 20242 në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.