BotaLajme

Viktima dhe të plagosur në një stacion autobusi në Jerusalem! Momenti kur dy autorët dalin nga makina dhe qëllojnë në drejtim të qytetarëve me breshëri plumbash

Tre persona u vranë mëngjesin e sotëm (30 nëntor) dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në një stacion autobusi në Jerusalem, sipas raportit të fundit të policisë izraelite.

“Dy terroristë të hipur në një makinë dhe të armatosur njëri me një M-16 dhe tjetri me pistoletë hapën zjarr ndaj qytetarëve që prisnin në një stacion autobusi”, tha drejtori i policisë së Jerusalemit Doron Torgeman për të gazetarëve nga vendi i sulmit.

Sipas policisë, dy terroristë nga Jerusalemi lindor që mbanin një M16 dhe një pistoletë arritën në kryqëzimin Givat Shaul pranë hyrjes së Jerusalemit të enjten në mëngjes dhe filluan të qëllonin mbi civilët që prisnin në një stacion autobusi përpara se të qëlloheshin dhe vriteshin nga forcat e sigurisë dhe një shtetas i cili ndodhej në vendngjarje.

Nëntorin e kaluar, dy izraelitë, Tadasa Tashume Ben Ma’ada dhe Arye Shechopek, u vranë në një bombë që ndodhi në një stacion autobusi aty pranë dhe në një stacion autobusi pranë lagjes Ramot. Ambasadori i SHBA në Izrael, Jack Lew dënoi sulmin. “Sulm i tmerrshëm terrorist në Jerusalem këtë mëngjes. Ne e dënojmë pa mëdyshje këtë dhunë brutale. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë të prekurit”. Sulmin e dënoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Izrael, Dimiter Tzantchev.

Show More

Related Articles

Back to top button