LajmeMaqedoni

Osmani bën thirrje për konsensus për kryesuesin e radhës të OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-së i bëri thirrje të pjesëmarrësve në samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup që të arrijnë një konsensus për kryesimin e Maltës.

Osmani tha beson se konsensus për Maltën, si kryesuese me OSBE-në në vitin 2024 do të formalizohet të premten nga shtetet pjesëmarrëse të Samitit.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se OSBE-ja gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore;

“Kam tre mesazhe kyçe si paraardhës. Maqedonia e Veriut mori përsipër kryesimin me OSBE-në në një kohë lufte aktive dhe një kërcënimi për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së, tha Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button