LajmeMaqedoni

Hasani: Rusia është rreziku më i madh i së tashmes pasi flasin për paqe por veprojnë me tanke

Ministri për Evropë dhe i Punëve të jashtme të Shqipësirë, Igli Hasani në Samitin e 30-të të OSBE-së, ka thënë se rreziku i botës dhe penguesi i zhvillimit të OSBE-së është Rusia.

“Unë jam i lidhur shumë me OSBE-në dhe për këtë mund të them se kjo organizatë është në krye të detyrës, përballë sfidave të përbashkëta të botës. Ne së bashku duhet të përballemi me sfidat e së ardhmes, por për tu përballur me këto sfida, duhet të njohim dhe të kundërshtojmë sfidat e tanishme. Rusia është rreziku më i madh i së tashmes, duke përfshirë këtu edhe mbledhjen e sotshme. Ata kanë nisur dhe kanë provokuar luftë ilegale dhe agresion ndaj Ukrainës. Duke penguar punën tonë si OSBE, dhe duke rrezikuar sigurinë në botë. Rusia ka arritur edhe sot të bllokojë organizatën tonë, duke bllokuar aksionet e përbashkëta për të bërë OSBE-në më të përkushtuar përballë sfidave” tha mes tjerash Hasani.

Ai gjithashtu ju drejtua edhe personalisht Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, duke i thënë se mesazhet e tij të mëhershme janë kontradiktore me veprimet e shtetit të tij.

“I dëgjojmë fjalët e njejta nga Rusia si në vitin 1956, 1968, 2008, 2014, 2022, dhe veprimet e Rusisë janë të njejta, duke dërguar tanket, si atëherë edhe vitin e kaluar. Duke kundërshtuar këtë praktikë, sfidat tjera mbeten pa u përballë dhe për këtë mbi 1 miliardë qytetarë mbeten në mëshirë të fatit” tha Hasani.

“Për të siguruar bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit, Serbia duhet të njoh Kosovën. Kosova dhe siguria e Ballkanit duhet të jetë temë e kësaj tavoline dhe në të gjithë forumet tjera në të ardhmen. OSBE këtë herë ka bërë një hap të vogël drejt gjetjes së zgjidhjes për paqe, dhe para nesh është një sfidë e madhe dhe së bashku mund të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit dhe sigurisë” përfundoi Hasani.

Ndaj fjalimit të Hasanit nuk pati ndonjë reagim nga ministri i jashtëm rus, por pati aprovim nga përfaqësuesi i Ukrainës, i cili ishte edhe afër përfaqësuesit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button