Dhjetëra banorë të Komunës Çashkë të Velesit po protestojnë para objektit të komunës duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për hapjen e paraleles shqipe për klasën e parë në shkollëm fillore “Todor Janev” të kësaj komune, shkruan Alsat.
Protesta u zhvendos para objektit komunal për shkak se në këto momente në vizitë ka ardhur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Sipas Shaqirit, vizita ka për qëllim që banorëve të Çashkës t’u bëhet e ditur se hapja për herë të parë e një paralele me mësim në gjuhëm shqipe është realizuar duke respektuar të gjitha procedurat e duhura ligjore./ Alsat.mk