Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi se në territoret e pushtuara palestineze janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore për periudhën 7 tetor-28 nëntor.
Në një postim përmes platformës së medias sociale X të OBSh-së thuhet se “OBSh-ja ka dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore në territoret e pushtuara palestineze për periudhën 7 tetor-28 nëntor. Sulmet kanë rezultuar me 566 vdekje dhe 758 plagosje”.
Nga këto, 203 prej sulmeve janë kryer në Rripin e Gazës, ndërsa 224 prej tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim, thuhet në postimin ku bëhet e ditur se shërbimet shëndetësore dhe civilët duhet të mbrohen në mënyrë aktive.