Këshilli i Europës dhe Qeveria e RMV organizuan konferencën e 9 ndërkombëtare për gratë rome me moton “Ne ndërtojmë barazinë së bashku”.
Ministrja e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska u shpreh se në vendin tonë duhet të krijohet një shoqëri me mundësi të barabarta pavarësisht përkatësisë etnike. Ajo shtoi se duhet ende të punohet në këtë drejtim, për integrimin e grave rome.
“Politikat e Qeverisë, fokusohen në parandalimin dhe luftën kundër stereotipave dhe seksizmit gjinor, parandalimin dhe luftën kundër dhunës në bazë gjinore, qasjen të barabartë në drejtësi për gratë, pjesëmarrje e balancuar e grave dhe burrave në vendimmarrje, mbrojtjen e të drejtatave të grave dhe vajzave azilkërkuese, refugjatë dhe migrantë dhe integrim i politikave gjinore, veçanërisht buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në institucionet në nivel qendror dhe lokal”, tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Zëvendëskryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiç theksoi se një nga parimet themelore të programit të Qeverisë është vendosmëria strategjike për të ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë.
“Me strategjinë aktuale për përfshirjen e romëve në vitin 2022-30, ne jemi të përkushtuar të krijojmë dhe promovojmë politika për të promovuar barazinë, përfshirjen e romëve dhe pjesëmarrjen kundër racizmit”, pohoi Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Europiane.
Edhe ambasadori finlandez në Këshillin e Europës, Sini Paukanen Mikkenen, theksoi se Qeveria e Finlandës mbështet të drejtat e romëve në punën e Këshillit të Europës në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe këtë konferencë. Ndersa anëtari i delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Georgios Stamatis, theksoi se Konferenca Ndërkombëtare për Gratë Rome është e rëndësishme sepse u jep grave rome mundësinë të trajtojnë çështjet që shqetësojnë ato dhe familjet e tyre.