LajmeMaqedoni

Seancë parlamentare kushtuar pyetje të deputetëve

Kuvendi sot mbanë seancën e 133-të, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e deputetëve.

Seanca e këtillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë muaj do të mbahet të premten për shkak të mbajtjes së takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup.

Kjo është seanca e parafundit për pyetjet parlamentare dhe e fundit për vitin 2023 është planifikuar të mbahet më 28 dhjetor.

Konform praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ia bëjnë deputetët e opozitës.

Show More

Related Articles

Back to top button