BotaLajme

Lavrov paralajmëron Moldavinë se është vendi i ardhshëm për t’u goditur

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket se kërcënoi Moldavinë në mes të luftës në Ukrainë, për të cilën Kremlini vazhdon të pretendojë se ishte provokuar nga Perëndimi.

Lavrov tha dje se Moldavia, e cila është një vend i Evropës Lindore dhe një ish-republikë sovjetike, po e vë veten në rrezik në dëshirën e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ai e deklaroi këtë gjatë konferencës ministrore të mbajtur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.

Në qershor 2022, BE-ja dhe vendet e saj anëtare i ofruan mbështetje të palëkundur Moldavisë dhe i dhanë statusin e kandidatit.

Mbështetja u riafirmua në mars të këtij viti, me BE-në dhe anëtarët e saj që u zotuan të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të sigurisë dhe ekonomike për Moldavinë në rrugën e saj drejt pranimit.
“Memorandumi i Kozakut, i cili mund të zgjidhte me siguri situatën në Moldavi 20 vjet më parë, është një nga përpjekjet e penguara për të zgjidhur problemet akute të kontinentit tonë në bazë të parimeve të OSBE-së,” tha Lavrov.

“Në atë kohë, NATO dhe BE-ja e siluruan dokumentin… Në fakt, Moldavia ishte e destinuar të ishte viktima e radhës në luftën hibride kundër Rusisë të nisur nga Perëndimi”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Moldavisë iu përgjigj Lavrovit dhe hodhi poshtë pretendimet e tij, duke e quajtur pushtimin rus të Ukrainës “brutal” dhe duke thënë se Moldavia “ndjen të gjithë arsenalin e përpjekjeve destabilizuese që Rusia ka nisur kundër nesh”.

Deklarata vazhdon duke thënë: “Meqenëse ministri Lavrov ka mbërritur vërtet në takimin e OSBE-së, ne shpresojmë që edhe ai të kuptojë mesazhin tonë, të qartë dhe të mprehtë, se Republika e Moldavisë po shkon në mënyrë të pakthyeshme në rrugën evropiane”.

Show More

Related Articles

Back to top button