LajmeRajon

Mbi 100 forca në terren për fikjen e zjarrit në Malin e Çikës në Himarë

Zjarri i rënë në vendin e quajtur “Palikonjë”, Mali i Çikës në bashkinë e Himarës vijon të mbetet aktiv.

Këtë të enjte është zhvilluar një operacion masiv në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.

Zjarri në këtë mal ka rënë para disa ditësh. Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar drejt fshatit Dhërmi. Sipas prefektit Flamur Mamaj, nuk ka rrezik për banorët, pasi vatra e zjarrit është shumë larg.

Deri tani raportohen vetëm djegie të barit dhe shkurreve. Presidenti Meta bëri thirrje që shteti të ndërpresë pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret. /Euronews Albania/

Show More

Related Articles

Back to top button