Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 14 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga skadimi i armëpushimit këtë mëngjes.
Izraeli u ka kërkuar gjithashtu banorëve në lagje të caktuara të Khan Younis të largohen përpara një sulmi të pritshëm në zonë.
Ushtria izraelite e ka rifilluar luftën kundër Hamasit në Gaza, njoftoi ushtria, duke thënë se Hamasi e ka shkelur armëpushimin dhe ka qëlluar në drejtim të territorit izraelit, ka raportuar Reuters.
Afati për zgjatjen e armëpushimit shtatëditor ka skaduar sot në orën 7 të mëngjesit sipas orës së atjeshme lokale