LajmeMaqedoni

Asgjë nuk dihet për fatin e 14 vjeçares së zhdukur, Spasovski, po ndërmerren masa intensive

Qindra policë janë angazhuar në kërkim të 14 vjeçares ,Vanja Gjorçevska e cila për të pestën ditë me radhë rezulton e zhdukur. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se është kontrolluar shtrati i lumit Vardar, të gjitha hapësirat e podrumeve jo vetëm në rrethinë por edhe më gjerë, janë kontrolluar mbi 50 kamera të sigurisë dhe janë marrë të gjitha të dhënat e operatorëve telefonik. Është kërkuar edhe nëpër kisha e manastire. Spasovski tha se është formuar një shtab i veçantë dhe ky është prioriteti më i rëndësishëm për policinë e Shkupit.

“Mbi 50 kamera, gjegjësisht vende ku ka kamera, janë marrë pamjet dhe janë kontrolluar. Tërësisht është në funksion sistemi ‘Safe city’, ku gjithashtu merren një sërë masash. Janë dëgjuar dhjetëra persona dhe prej tyre janë marrë të dhëna që të mund të merren informacione lidhur me këtë ngjarje. Janë marrë pajisje elektronike prej familjes dhe vajzës dhe po kryhet ekspertizë. Një pjesë të dhënave tashmë kemi marrë, kemi të dhëna të caktuara…Çdo ditë jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe punojmë së bashku me prindërit dhe familjarët. Kështu që I gjithë ekipi punon edhe natën, deri në orët e vona të mëngjesit.. Është kontrolluar edhe shtrati I lumit Vardar, janë kontrolluar podrumet”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski tha gjithashtu se janë detektuar disa profile që kanë dhënë lajme të rrejshme për këtë rast, ndërsa po hulumtohen edhe disa të tjera. Ai paralajmëroi masa kundër të gjithë atyre që nëpër rrjetet sociale publikojnë informacione të rrejshme. 

Show More

Related Articles

Back to top button