Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga nesër deri të hënën do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në kuadër të Samitit, kumtuan sot nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të prezantojë Platformën e Investimeve për një Tranzicion të Drejtë Energjetik të Maqedonisë së Veriut, do të mbajë fjalim në panel diskutimin për avancimin e tranzicionit të qymyrit të organizuar nga Fondi i Investimeve Klimatike, si dhe do të marrë pjesë në takimin e Komunitetit energjetik.
Në kuadër të vizitës është planifikuar të zhvillohen edhe disa takime dypalëshe.