Bujar Osmani në rrjetin social facebook pas mbarimit të fjalimit të tij në ditën e fundit të punimeve të samitit të OSBE-së, tha se kjo organizatë u shpëtua.
“OSBE u shpëtua!
Më në fund janë marrë Vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së 2023!
Malta është zyrtarisht Kryesuesja e re e OSBE-së për vitin 2024
Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, i është vazhduar mandate
Mateo Macacchi u rizgjodh në krye të ODIHR
Është vazhduar mandati i Komisionerit të Lartë për Pakicat Nacionale, Kairat Abdrakhmanov.
Është vazhduar mandati i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro”, ka shkruar Osmani.