LajmeRajon

Qeveria serbe blen Direktivën e Hitlerit për pushtimin e Jugosllavisë

Qeveria serbe ka njoftuar se ka blerë Direktivën nr.25 të 27 marsit 1941, përmes së cilës Kancelari i Gjermanisë, Adolf Hitler urdhëroi pushtimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë.

Nisma është ndërmarrë nga presidenti Alexander Vuçiç pas një kërkese të bërë nga Muzeu i Viktimave të Genocidit dhe ai sipas qeverisë serbe është ndër dokumentet më të rëndësishme të historisë së serbëve dhe barabitet për nga rëndësia me telegramin e datës 28 korrik 1914, përmes të cilit Austro-Hungaria i shpalli luftë Mbretërisë së Serbisë.

Direktiva u hartua në 13 ekzemplarë dhe aty jepen hollësi për sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë, pas dështimit spektakolar të Italisë në luftën italo-greke.

Pak javë më parë qeveria serbe bleu në ankandin Sotheby një pikturë të Paja Jovanoviçit me subjekt një shqiptar në kostum tradicional.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk