Francezi Rabiot ishte i pari te Juventusi që përdori fjalën “scudetto”, të paktën publikisht. Këtë e bëri pas barazimit ndaj Interit, që ringjalli shpresën bardhezi për të luajtur për trengjyrëshin deri në fund.
Rabiot është një nga simbolet e kësaj “zonje”, që mund të mos jetë e bukur, por e ekuilibruar si skuadër dhe efektive. Kuriozë ta themi këtë për një lojtar që qershorin e kaluar u rinovua për vetëm një vit dhe pas pak muajsh do të duhet të vendosë sërish të ardhmen e tij. Te Juventusi, padyshim që shpresojnë për tjetër rinovim, ndoshta me një datë skadimi të zhvendosur shumë më vonë, jo vetëm 12 muaj.