LajmeRajon

Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, mungojnë 15 deputetët e grupit të Bardhit

Grupi i deputetëve të ish-kryeministrit Sali Berisha do të mbledhin sot Kuvendin Kombëtar. Takimi në fjalë do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Ashtu siç edhe është larguar nga Berisha dhe mbështetës të tij, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërkohë që votimi nuk pritet të ketë supriza, duke konfirmuar sërish në krye Berishën. “Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi lideri demokrat. Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk do të marrin pjesë.

Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. “Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button