Ministrat e Punëve të Brendshme dhe Transportit dhe Lidhjeve, Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski, sot do të jenë për vizitë pune në Kumanovë.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Spasovski dhe Boçvarski do të vizitojnë objektin e rikonstruktuar të SPB Kumanovë, një nga investimet kapitale të MPB-së, në zonën e të cilit janë kryer edhe rikonstruksionet e objekteve tjera policore.
Ministrat do të vizitojnë edhe stacionin hekurudhor “Pero Çiço”, ku do të inspektojnë ndërtimin e hekurudhës – seksioni Kumanovë – Beljakovcë, si pjesë e Korridorit 8.