Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi nga sot deri më 6 dhjetor do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Siç informoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të prezantojë Platformën Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe do të mbajë një panel diskutimi për avancimin e tranzicionit të qymyrit, organizuar nga Fondi i Investimeve Klimatike.
Gjithashtu, Bekteshi do të marrë pjesë në një takim të Komunitetit energjetik dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe.