LajmeMaqedoni

Prindërit shtojnë sigurinë për fëmijët

Rasti me 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska, javën e kaluar ngriti vigjilencën për edhe panikun te prindërit.

Menjëherë pasi lajmi pushtoi opinionin, në oborret e shkollës shumë kush prej prindërve zgjidhte të vinte personalisht për të marr fëmijët e tyre pas mësimit, shkruan Alsat.

Pas angazhimeve të zakonshme ky alarm prishi përditshmërinë e prindërve lidhur me pasigurinë në qytet.

“Ai rast e ka prekur të gjithë popullin, pavarësisht çfarë kombësie janë: shqiptarë, maqedonas apo turq. Të gjithë janë të prekur se të humbin fëmijët është diçka e rëndë. Unë kam qenë dy vite mësues dhe e di çfarë përgjegjësie mësuesi ka ndaj fëmijëve dhe kur i lëshon mësuesi nga shkolla, nuk përgjigjet më dhe përgjegjësia bie te prindërit dhe shoqërisë e sidomos edhe policisë”, theksoi një prind.

Disa prindër shfrytëzoni pauzën nga puna për të kontrolluar apo për të marr fëmijët për në shtëpi. Ndërkohë që në gjendje alarmi ishin edhe gjyshërit, që në shumicën e rasteve i shoqërojnë nipërit apo mbesat në kopshtet apo shkollat e tyre. Të gjithë së bashku bëjnë apel për organet e sigurisë që të evitohen raste të tilla dramatike në të ardhmen.

“Po, është për keqardhje që ka humbur ai fëmijë, dashtë Zoti që ta gjejnë të gjallë, shëndosh e mirë. Është shqetësim me të vërtetë se si prind e kemi obligim që ti kemi parasysh fëmijët ku janë e si janë. Ai është rast i rëndë dhe shqetësim për të gjithë”, u shpreh një prind.

“Humbja e vajzës sigurisht se ndikon në atë aspekt edhe pse tjera organe duhet të kujdesen për atë. Se këtu në Maqedoni nuk është vetëm kjo humbje, ka shumë raste të tilla në vend me humbjen e fëmijëve”, tha një prind.

Rasti me 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska nga Shkupi ktheu vëmendje tek sistemi “Amber Alert” ose në shqip “Më gjej”, i cili është një urë komunikimi midis prindërve, arsimtarëve dhe institucioneve për një mobilizim sa më të shpejtë të rasteve të tilla. Efikasiteti i sistemeve të tilla sipas praktikave botërore ka qenë i suksesshëm në masën 80%.

“Gazetarët për të drejtat e njeriut” “Procedurat kanë filluar, kemi dakorduar memorandume bashkëpunimi, por nuk janë në funksion. Bëhet fjalë për një proces të vazhdueshëm. Jemi munduar të përshpejtojmë punën dhe në mesin e dhjetorit është planifikuar një promovim me subjektet me të cilët kemi rënë dakord për bashkëpunim. Në raste të tilla pritet që me shkëmbimin e shpejtë dhe masiv të informacionit të angazhohen më shumë burime dhe sa më i madh të jetë angazhimi aq më të mëdha do të jenë pritjet që të gjendet personi brenda 24 orëve”, thanë nga OJQ-të.

Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se në tri vitet e fundit, 2020-2023 në vendin tonë kanë humbur 74 persona, prej të cilëve 65 janë gjetur dhe 9 akoma figurojnë të zhdukur, prej tyre 5 janë fëmijë./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button