GostivarLajme

RIKUJTIM: Të shtunën në Gostivar organizohet syneti falas për fëmijët jetim dhe skamnorë

Për herë të parë në Gostivar organizohet syneti falas për fëmijët jetim dhe skamnorë. Organizimi, vjen përmes një grupi bamirësish nga Gostivari, nga ku sqarojnë se pjesë e kësaj synetije grupore mund të bëhet çdo fëmijë nga Gostivari me rrethinë. Synetija do të realizohet të shtunën e kësaj jave dhe e njejta do të realizohet nga mjekë spcialist në një nga ordinancat shëndetësore të Gostivarit.

“Me datë 16.07.2022, ditë e shtunë bëhet syneti e organizuar për fëmijët skamnorë dhe jetim. Syentia do të kryhet nga mjekë specialsit dhe gjithçka mbetet anonime, prandaj edhe nuk mund të japim më shumë informacion pasi nuk duam që fëmijët të ndjehen keq”, thonë njëri nga organizatorët për Tv Globi.

Pas ceremonisë së synetisë, për fëmijët është paraparë edhe nga një dhuratë simbolike nga ana e organizatorëve.

Organizatorët sqarojnë se terminet ende janë të hapura dhe ftojnë çdo njërin që dëshiron të bëhet pjesë e këti riti, të mësojnë detajet shtesë në numrin e telefonit: 078-478-070.

Show More

Related Articles

Back to top button