Luis Suarez mbylli aventurën me Gremion në Brazil dhe këtë ia doli ta bënte në mënyrën më të bukur. Uruguajani shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Vasko-s, duke firmosur edhe golin numër 555 në karrierën e tij.
36-vjeçari pritet t’i bashkohet mikut të tij Lionel Mesi te Inter Majami, edhe pse sulmuesi theksoi se aktualisht trupi i tij ndjen shumë dhimbje dhe për momentin nuk mund të shprehet qartë mbi atë se cila do të jetë e ardhmja e tij.
“Aktualisht ndjej shumë dhimbje dhe më duket se trupi po më flet për të kërkuar pushim. Dua ta shijoj këtë moment dhe këtë pauzë, vetëm më pas mund të vendos se çfarë do të bëj pas ksaj karriere kaq të gjatë. Duhet të pushoj, të shijoj kohën me familjen dhe fati më pas do të vendosë se ku do të jem në të ardhmen”, u shpreh Suarez.